Kuotat dhe tarifat e regjistrimeve për secilin program
11/06/2009 Pranimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin akademik 2009–2010
Propozohen kuotat dhe tarifat e regjistrimit për programet dhe degët mësimore që do të ofrohen gjatë vitit të ardhshëm akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pas rishikimit të kapaciteteve si në ambiente, ashtu dhe në përbërjen e stafit akademik, është propozuar që për pranimet akademike të 2009–2010-s në fakultetet e këtij universiteti të ulen për herë të parë rreth 2570 kandidatë të rinj. Kjo shifër përfshin jo vetëm pranimet që do të bëhen për ciklin me kohë të plotë, por dhe ato me kohë të pjesshme si dhe pranimet për kandidatët që do të vijnë nga trojet. Pjesa dërrmuese e kuotave i përkasin ciklit të plotë (sistemit të ditës), por kuota të tjera janë përcaktuar edhe për filialet e hapura në rrethe si dhe për të interesuarit nga trojet, të cilët do të pranohen nëpërmjet kuotave të veçanta. Pak javë më parë janë publikuar dhe kuotat e pranimit për Universitetin e Tiranës, pranë të cilit do të akomodohen rreth 700 mijë studentë të rinj nga i gjithë vendi.
Pranimet
Shkresa me propozimet e hartuara tashmë është depozituar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nga ku pritet miratimi i tyre. Bazuar në kuotat e përcaktuara për secilin fakultet, numrin më të lartë të pranimeve këtë vit do ta ketë Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, me rreth 1030 pranime, të ndara sipas degëve përbërëse; më pas renditet Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, me rreth 850 pranime të tjera. Ndërsa fakultete e tjera kanë një numër më të kufizuar pranimesh për shkak të mungesës së ambienteve. Për studimet me kohë të pjesshme janë vënë në dispozicion rreth 700 kuota studimi, të shpërndara sipas degëve përkatëse. Njëkohësisht gjatë vitit të ardhshëm akademik pranë këtij universiteti do të pranohen edhe studentë nga trojet, për të cilët janë caktuar rreth 60 kuota pranimi. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në kritere të veçanta krahasuar me kandidatët e tjerë në vend. Gjithashtu pranë Filialit të hapur në qytetin e Lushnjës do të akomodohen rreth 130 studentë në programet që ofrohen në këtë qytet. Sipas analizës së bërë nga vetë specialistët, pohohet se raporti pedagog–student rezulton të jetë 1 me 36, ndërkohë që sipërfaqja është 2.4 metër katrorë për student, kritere këto të pranueshme për zhvillimin normal të procesit akademik.
Tarifat
Ndryshe nga institucionet e tjera të arsimit të lartë në kryeqytet, Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk ka propozuar rritje të ndjeshme të tarifave të regjistrimit. Për studimet me kohë të plotë tarifa e regjistrimit për kandidatët që do të shpallen fitues do të variojë nga 15 000 deri në 20000 lekë viti akademik. Ndërsa për studimet me kohë të pjesshme tarifat e shkollimit do të variojnë nga 52 000 në 62 000 lekë viti akademik. Për degët më të preferuara janë përcaktuar tarifa më të larta regjistrimi, sikundër rezultojnë të kenë dhe kuotat më të shumta të pranimit. Më poshtë do të gjeni të detajuara kuotat e pranimit për çdo program studimi si dhe tarifat e ndjekjes së vitit akademik.
Tarifat
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Tarifat për studimet me kohë të plotë
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim agrobiznesi - 20 000 lekë
Ekonomi dhe politikë agrare - 20 000 lekë
Financë dhe kontabilitet - 20 000 lekë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje bimësh - 15 000 lekë
Hortikulturë - 15 000 lekë
Prodhim bimor 15 000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral - 15 000 lekë
Akuakulturë dhe menaxhim peshkimi - 15 000 lekë
Agromjedis dhe Ekologji - 15 000 lekë
Agromekanizim - 15 000 lekë
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Teknologji agroushqimore - 15 000 lekë
Vreshtari dhe enologji - 15 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim pyjesh - 20 000 lekë
Inxhinieri përpunim druri - 20 000 lekë
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Mjekësi veterinare - 20 000 lekë
Tarifat për studimet me kohë të pjesshme
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim agrobiznesi - 52 000 lekë
Ekonomi dhe politikë agrare - 52 000 lekë
Financë dhe kontabilitet - 62 400 lekë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje bimësh - 62 400 lekë
Hortikulturë - 52 000 lekë
Prodhim bimor - 52 000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral - 52 000 lekë
Akuakulturë dhe menaxhim peshkimi - 52 000 lekë
Agromjedis dhe ekologji - 62 400 lekë
Agromekanizim - 52 000 lekë

Teknologji agroushqimore - 52 000 lekë
Vreshtari dhe enologji - 52 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim pyjesh - 52 000 lekë
Inxhinieri përpunim druri - 62 400 lekë