AENEAS, puneson 300 emigrante te rikthyer
Mbi 300 emigrante te cilet jane rikthyer ne vendin tone, nga vende te tjera evropiane ku nuk kane mundur te marrin nje dokument lejeqendrimi, jane punesuar ne Shqiperi sapo kane ardhur. Kjo fale nje projekti te quajtur AENEAS te mundesuar nga CESES. Sipas ketij projekti jane 23 punonjes sociale te cilet jane te shperndare ne te gjitha pikat doganore ne vendin tone te cilet komunikojne si me emigrantet e kthyer me deshire ashtu edhe me ata te cilet jane riatdhesuar per faktin se nuk kane mundur te marrin nje dokumentacion. "Emigrantet priten dhe aty testohen per gjithcka kane kryer ne vendet e tjera. Ata te cilet pranojne te bashkepunojne me ne fillimisht trajnohen ne ato fusha te cilat kane prirje, deri ne ate pike sa arrijne te perfeksionohen. Me pas behet i mundur punesimi i tyre nepermjet bashkepunimeve te ndryshme si me institucionet shteterore ashtu edhe me ato private" kane pohuar drejtuesit e ketij aktiviteti. Sipas tyre, keta persona kane qendruar per nje kohe te gjate ne burgje te shteteve ku kane kundruar per shkak te mungeses se dokumentacionit dhe ne momentin qe kthehen ne Shqiperi e kane shume te veshtire te punesohen apo te shkollohen. Te dhenat e publikuara nga CESES tregojne se vetem per vitin 2009 jane kthyer 67 mije emigrante ne vendin tone. "Ne piket hyrese per ne vendin tone policia e shtetit por edhe punonjesit sociale te AENEAS bashkepunojne per rikthimin, riintegrimin e emigranteve te cilet vijne ne Shqiperi. Ne njohim kushtet e emigranteve dhe ky program synon nje klime mikpritese per te rindertuar nje perspektive ne vendin tone, ndaj edhe eshte mbeshtetur edhe nga Ministria e Mbrojtjes" ka pohuar zv/ministia Iva Zajmi. Sipas saj, ky projekt mundeson kthimin e emigranteve jo ne menyre dramatike dhe u krijon mundesi te barabarta te gjithe personave.