Kodra: Vitin e ardhshem, ratifikimi i konventes
Vitin e ardhshem pritet qe personat me aftesi te kufizuara ne Shqiperi, te kene te njejta te drejta dhe mundesi si personat me aftesi te kufizuara ne mbare boten. Sipas zevendesministres se Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Filloreta Kodra, duhet nje vit kohe qe te perfundojne procedurat e ratifikimit te konventes se personave me aftesi te kufizuara. Kodra mori pjese ne nje aktivitet te organizuar nga "Caritasi" shqiptar ku nepermjet nje botimi "Dimension1", u promovuan vlerat e personave me aftesi te kufizuara. Dita nderkombetare e personave me aftesi te kufizuar eshte shpallur nga Asambleja e Kombeve te Bashkuara ne vitin 1992, me qellim te promovimit te te kuptuarit te ceshtjeve mbi aftesine e kufizuar dhe te mobilizoje perkrahjen per dinjitet, te drejta dhe mireqenie te personave me aftesi te kufizuara. Ne vendin tone numerohen rreth 129 mije persona me aftesi te kufizuara. Prej te cileve 15. 411 jane persona te verber, 7.792 persona para dhe tetraplegjik dhe 51.891 invalide te punes.