Inaugurohet reanimacioni tek Infektivi
Te gjitha rastet e renda nga semundjet ngjitese do te trajtohen ne menyren me te mire te mundshme ne reanimacionin e ri te spitalit infektiv. Sipas shefit te sherbimit te reanimacionit, fale aparaturave bashkekohore kjo salle reanimatore do te shpetoje shume jete njerezish "Per here te pare realizohet ne sherbimin infektiv shqiptar nje reanimacion modern bashkekohor, ku do te shpetohen me qindra jete njerezish qofte nga infeksionet moderne, sic eshte gripi i fundit, por dhe nga semundjet e tjera infektive. Kjo salle eshte shume e nevojshme kapaciteti i saj eshte 4 shtreter, qe bazuar ne xhiron e shtratit, ne intensivitetin e punes mendojme se do t'ia dale te plotesoje nevojat e shqiptareve per patologjite e renda infektive", ka pohuar Dhimiter Kraja, shef sherbimi ne Infektiv. Ndersa zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia theksoi se ky reanimacion i standardeve evropiane do te pasohet nga te tjera investime te qeverise ne fushen shendetesore. Rikonstruksioni i reanimacionit dhe blerja e pajisjeve te reja mjekesore eshte mundesuar fale nje kredi te Bankes Boterore per qeverine shqiptare. E pranishme ne inaugurimin e reanimacionit perfaqesuesja e Bankes Boterore u shpreh se ky repart eshte nje njesi moderne dhe ben te mundur qe Shqiperia te jete vendi me i perparuar ne te gjithe rajonin ne trajtimin e semundjeve infektive.