"Kompjuter dhe internet per cdo familje, brenda 2013"
Kompjuter dhe internet ne cdo shtepi shqiptare, deri ne vitin 2013 pavaresisht mundesive financiare. Ky eshte premtimi i radhes i kryeministrit Berisha, pasi skema "Shqiperia ne moshen e internetit" per vendosjen ketij sherbimi ne te gjitha shkollat e vendit, konsiderohet e permbyllur. Per kete arsye, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve u zhvillua nje ceremoni e vecante, ku u prezantuan edhe rezultatet e nismes "Shqiperia ne moshen e internetit", ku vete kryeministri Berisha komunikoi qe nga Tirana, direkt me nxenesit e shkolles se mesme "Dhaskal Todri" ne Elbasan. "Viti 2013 do te jete viti ne te cilin ju do te keni kompjuterin ne shtepite tuaja, pavaresisht nga gjendja juaj ekonomike dhe internet me bande te gjere. Do te bejme cdo gje, qe ju te mund te shfrytezoni universin e internetit ne interesin tuaj me te mire, te familjes dhe te shoqerise tuaj shqiptare", tha gjate fjales se tij kryeministri, Sali Berisha. Kreu i ekzekutivit ka vene ne dukje se zhvillimi i metejshem i teknologjise se informacionit mbetet nje nder prioritetet kryesore edhe per kete mandat qeverises, duke premtuar shumefishim te buxhetit per kete sektor. Jane rreth 500 mije nxenes ne te gjithe vendin qe kane tashme mundesi te lundrojne ne internet nga bankat e tyre te shkolles. Sipas ministrit te Arsimit ky projekt, i cili ka kushtuar me shume se 15 milione dollare, do te rrise ndjeshem pergatitjen e brezit te ri te sistemit parauniversitar ne vend. Kombet e Bashkuara kane perllogaritur se nje rritje me 10 per qind e penetrimit te internetit, ndikon direkt ne masen 1.3% me rritjen e prodhimin te brendshem te atij vendi.