TIFF teston filmim me metrazh te gjate
Qe prej 27 nentorit jane shfaqur per spektatorin shqiptar premiera boterore dhe aventura filmike ne ekranin e madh te kinema "Imperial" dhe ne skenen e madhe te Teatrit Kombetar, por surprizat e ketij eventi, nese mund te quhen keshtu, kane qene filmat me metrazh te gjate. Me transmetimin e 14 filmave me metrazh te gjate, eshte zgjeruar hapesira e prezantimit te filmave, pasi eshte shtuar kategoria e filmit me metrazh te gjate dhe kategoria DigiArt Film televiziv me metrazh te shkurter. Sipas drejtorit te festivalit, Ilir Butkes, kjo risi ishte per t'i sjelle nje fryme te re TIFF-it ne edicionin e tij te shtate. Per programuesit e festivalit, Thomas Logoreci dhe Genc Permeti, seksioni i filmit te shkurter qendron ne te njejtat pozita sic ka qene me perpara, sepse e kishte te konsoliduar strukturen prej 6 edicionesh, nderkohe qe filmi i gjate ka testin e pare kete vit. "Eshte nje test qe do te kaloje nepermjet analizes se bere nga nje juri nderkombetare prestigjioze. Po ashtu, nje juri tjeter do te jete per filmin e shkurter. Kemi edhe seksionin e filmit shqiptar, ku do te marrin pjese filma te selektuar shqiptare nga autore te rinj", tha Permeti. Filmat pershendetes te festivalit jane perzgjedhur "Akadimia Platonos" e regjisorit Filippos Tsitos's, si dhe dy filma te pashfaqur me pare, "La perla" dhe "The severage innocents", te marre nga Arkivi Qendror i Filmit. Nderkaq, kinemaja kineze e viteve '70 prezantohet me filmat "Nga fitorja ne fitore", "Kalim ne lumin Jance" etj. Festivali TIFF organizohet nga Qendra Kombetare e Kinematografise, Instituti Shqiptar i Artit dhe shoqeria filmike Ska-Ndal dhe do te ndaje pas pak ditesh disa cmime: Filmi me i mire me metrazh te gjate; Filmi me i mire me metrazh te shkurter; Filmi me i mire televiziv; DigiAnimation; Filmi me i mire shqiptar; Filmi me i mire eksperimental; Dokumentari me i mire; Cmimi i Publikut; Cmimi i Medias. Sot, ne diten e tete te ketij aktiviteti, do te vijohet me transmetimin e filmave me tematike te ndryshme. Aktiviteti eshte ndjekur jo vetem nga publiku i thjeshte, por edhe nga profesioniste te fushes, regjisore, aktore e artiste te tjere.
Ilir Butka, synimi i TIFF: te kultivoje nje brez te ri per kinemane
Sipas Butkes, Teatri Kombetar mirepriti per kete vit festivalin nderkombetar te filmit, duke vene ne dispozicion mjediset e veta. Pozicioni i tij ne qender te Tiranes eshte shume i favorshem, pasi kjo ka shmangur problemet me orientimin qe hasnin shpesh pjesemarresit e huaj ne festival. "Ne u perpoqen qe te krijonim nje "ishull", ku te ishin te mirepritur jo vetem njerez te artit, por cdonjeri nga dashamiresit e tij. Ajo cka synohet eshte kultivimi i nje brezi te ri qe te gjeje kinemane qe ka kerkuar deri ne keto momente. E rendesishme eshte permbajtja qe ofrojne filmat, por nderthurja e tyre me anen vizive eshte shume ideale. Ne zgjodhem Teatrin Kombetar, sepse krijon mundesine me te afert me idealen", tha per mediet Ilir Butka, drejtor i Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Tirane.