Situata e sigurise, e paqendrueshme
Nga Arton Konushevci
Situata e sigurise ne Kosove eshte e qete, por ajo lehte mund te perkeqesohet, vleresojne ekspertet e sigurise. Naim Maloku thote se gjendja e tanishme e sigurise nuk garanton nje qendrueshmeri te gjate, pasi qe, sipas tij, ne pjese te ndryshme te Kosoves ajo nuk kontrollohet nga policia e Kosoves. "Ne dukje, siguria eshte ne rregull. Si dhe sa do te zgjase kjo situate e qete, nuk mund ta them. Eshte njefare pozicioni - i thone ne lojen e shahut pozicioni pat. Kane mbetur ashtu pozitat, veriun po e kontrollojne segmente kriminale. Qeveria nuk ka qasje, as KFOR-i, as UNMIK-u atje", tha Maloku.
Nga ana tjeter, asistenti i komisarit te policise se Kosoves, Reshat Maliqi, konsideron se situata eshte e qete dhe, sipas tij, nuk ka asnje indikacion qe mund te kete perkeqesim te situates. "Per momentin, ne llogarisim qe situata e sigurise eshte e qete. Nuk kemi ndonje incident qe deshiron dikush ta destabilizoje situaten e sigurise. Jane disa raste ne veri te Mitrovices qe ndodhin, ceshtjet e kontrabandimit dhe hyrjet e pakontrolluara sa duhet nga ana e policise. Kontrolli ende nuk eshte i plote ne ate pjese dhe mendoj se jemi duke punuar ne ate drejtim qe ta kontrollojme ashtu si duhet ne te ardhmen", tha zoti Maliqi.
Por, eksperti per ceshtje te sigurise, Naim Maloku, parasheh qe ne ditet ne vijim mund te kete reagim nga banoret serbe, pasi Administrata e Kombeve te Bashkuara po mundohet te sjelle rend dhe zbatueshmeri te ligjve ne veri te Kosoves. "Tani vec jane paralajmerimet se do te ndermerren hapat e rikthimit te pushtetit atje te gjykatave dhe te segmenteve te tjera te drejtesise dhe te policise. Une pres reagimet e atyre segmenteve paramilitare atje dhe te krijuara serbe, qe do te ndermarrin ndonje veprim, qe do te shkoje ne kundershtim te atyre masave. Dhe, pastaj, mund te vije deri te prishja ne dukje e kesaj sigurie te qete ne Kosove", thote Maloku.
Por, Maliqi, nga policia e Kosoves, nuk pajtohet me vleresimet e tilla. Ai thote se ne veri te Mitrovices nuk ka tensione per perkeqesim te situates se sigurise dhe shton se tensionet atje jane politike. "Normalisht qe jane edhe disa aktivitete politike dhe iniciativa nga ana e Serbise qe po tentojne te shkaktojne, qe ndoshta dikush i llogarit tensione. Ato mund te jene tensione politike, por nuk kane ndonje implikim", shprehet Maliqi.
Megjithate, Maloku pohon se KFOR-I, UNMIK-u, ne bashkepunim me institucionet e Kosoves, duhet te kene nje koordinim me te mire per marrjen e masave para se te ndodhe perkeqesimi i situates. "Duhet nje bashkepunim dhe nje koordinim me i mire i angazhimeve te UNMIK-ut, qe tash eshte ne perfundim te mandatit te vet, dhe zyres civile te BE-se, pra EULEX-it, dhe te merren masa adekuate qe te parandalohet cfaredo prishjeje e kesaj qetesie dhe precipitimi i situates ne disfavor te sigurise ne Kosove", tha Maloku.
Sido qe te jete, ne raportin e fundit te Grupit Nderkombetar te Krizave per sigurine eshte thene se ajo eshte e qete, por vetem siperfaqesisht. Ndryshe, Mitrovica dhe situata e sigurise vazhdon te jene pjesa me e ndjeshme e Kosoves, si dhe sfida me e madhe me te cilen po ballafaqohen institucionet e vendit.