E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani mbledh sot bankat

Nisur nga disa zhvillime të kohëve të fundit si brenda vendit, ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, do të thërrasë sot në një takim krerët e të gjitha bankave që operojnë në vend.

Në qendër të këtij takimi do të jetë analiza dhe diskutimi i prirjeve të fundit në sistemin bankar, si dhe çështjet që lidhen me funksionimin më të mirë të tregut financiar.

Aktualisht në tregjet e huaja ndërkombëtare po përjetohet një situatë paniku, shkak i të cilit është bërë falimentimi i disa institucioneve bankare në SHBA, dhe tani së fundmi në Britaninë.

 Për sa i takon Shqipërisë, analiza e karakteristikave të rreziqeve të veprimtarisë financiare në vendin tonë tregon për rritjen e nivelit të përgjithshëm të rrezikut”.

Pak ditë më parë, Banka Qendrore publikoi raportin më të fundit rreth stabilitetit financiar, ku, sipas të cilit, spektri i rreziqeve është zgjeruar gjatë ’07-ës dhe kjo prirje do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.  
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›