AGPK: 5 gazetarë janë sulmuar fizikisht në vitin 2012

Gjatë vitit 2012 kanë qenë gjithsejt 24 raste kur AGPK është dashur të reagojë për shkak të pengesave të ndryshme që u janë bërë gazetarëve në punën e tyre.
Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti, ka thënë se janë 5 raste kur gazetarët janë sulmuar fizikisht dhe 10 raste kërcënimesh.
“Janë nëntë raste kur AGPK është detyruar të reagojë publikisht për shkak të fyerjes ndaj medieve dhe përpjekjeve të tjera për të penguar punën e tyre” ka thënë Ahmeti.
Sipas drejtuesve të AGPK-së, viti 2012 do të mbahet mend si viti ku u bënë përpjekje që gazetarët të kërcënohen dhe kontrollohen edhe me ligj, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të rezistnës së AGPK-së./Indeksonline/