Daçiq: Jemi në kërkim të zgjidhjes së problemit me Kosovën

Zgjidhja e problemit të Kosovës, sipas kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.
Këto deklarata kryeministri Daçiq i bëri në mbledhjen e Këshillit Drejtues të SPS-it. Ai ka thënë se platforma e Serbisë për Kosovën është dokumenti i parë që presidenti i Serbisë i ka prezantuar bashkësisë ndërkombëtare.
Ai ka thënë se propozimi i Serbisë është në zgjidhjen e atij problemi dhe mjaft ka pasur politikë se Kosova është Serbi, kurse në jetën reale sipas Daçiqit, Kosova është gjithnjë e me larg Serbisë./Indeksonline/