Reagime negative të SHBA-së dhe BE-së ndaj platformës

Washingtoni e Brukseli nuk dëshirojnë në këtë moment të dalin me qëndrim zyrtar lidhur me të ashtuquajturën platformë serbe për Kosovën, që e ka ofruar presidenti serb Nikoliq, por siç merr vesh jo zyrtarisht gazeta beogradase Blic, reagimet e tyre janë negative dhe për këtë mendim në mënyrë joformale është njoftuar edhe kreu i pushtetit serb.
Si shkruan gazeta serbe duke i referuar burimeve jozyrtare, as Brukseli dhe as Washingtoni nuk kanë marrë qëndrim zyrtar për zgjidhjet e ofruara nga ana e Beogradit paera së gjithash për shkak se platforma ende nuk është përfundimtare dhe as zyrtare, raporton Koha.
Sidoqoftë, shkruan Blic, është indikative që kryeministri Daçiq tash e dy ditë dërgon porosi gjithnjë e më të hapura se teksti nuk duhet të pamundësojë dialogun, se duhet të përfillë realitetin dhe se nuk është Bibël. /Indeksonline/