AGPK dënon porosinë kërcënuese ndaj Flaka e Veton Surroit
PRISHTINE- Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka reaguar ndaj porosisë kërcënuese që është nxjerrë në sheshin kryesor të Prishtinës, nëpërmjet të cilës synohet të degradohen dy figura të shquara të gazetarisë dhe publicistikës kosovare. “Mbishkrimi ‘Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi’ është mesazh thellësisht linçues, i paprecedent dhe mbi të gjitha një kërcënim i hapur ndaj ish-themeluesit dhe pronares aktuale të Grupit Koha”, thuhet në reagimin e AGPK-së.
AGPK thekson se është shokuar me këtë veprim dhe ka kërkuar nga organet kompetente të zbardhin urgjentisht rastin dhe të marrin masa për mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të gazetarëve e mediave kosovare. Njëherësh, AGPK inkurajon gazetën “Koha Ditore” dhe KTV-në të vazhdojë punën në shërbim të lexuesve e shikuesve, të vazhdojnë misionin e gazetarisë profesionale dhe mbi të gjitha të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm i mbrojtjes së interesave të publikut.
Policia e Kosovës hoqi të enjten tabelën në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet, e cila ishte “riemërtuar” nga persona të panjohur me “Rruga e UDB-së – Veton dhe Flaka Surroi”. Kjo ndodhë në kohën kur “Koha Ditore” dhe Kohavisioni po raportojnë për zhvillimet rreth “Rastit Limaj” dhe iniciativës së një deputeti të PDK-së për “dënimin e krimeve të komunizmit”.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)