Tiranë, aksident në autostradë, 2 të vdekur 1 i plagosur
TIRANË- Një akident i rëndë ka përgjakur mbrëmjen e sotme autostradën Tiranë-Vorë. Në aksidentin e ndodhur rreth orës 22:00, në kilometrin 6-të të autostradës kanë humbur jetën dy persona ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur, pas përplasjes së së dy makinave.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe shkaqet e aksidentit. Mësohet se njëra prej makinave të përfshira në aksident ka qënë taksi, ndërsa 2 personat që kanë humbur jetën kanë qënë pasagjerë të saj. Njëra prej viktimave, femër e moshës 18 vjec.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja e taksisë ka qënë aq e fuqishme sa është ndarë në dysh. Ndërsa personi i plagosur, që ishte edhe drejtuesi i taksisë është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku pritet të marrë edhe ndihmën e parë.
(m.a/BalkanWeb)