Berisha: Të mbyllen sa më shpejt privatizimet, procesi jetik për vendin
TIRANë- Kryeministri Berisha kërkon nga të gjitha ministritë që të mbyllnin sa më shpejt dhe me eficencë procesin e privatizimeve duke e konsideruar atë një përparësi absolute të administratës dhe një proces jetik për vendin.
Deklarata u bë në mbldhejn e Task Forcës për Privatizimet, në të cilën u diskutua për ecurinë e procesit të privatizimeve si dhe mbi angazhimin e të gjitha ministrive në këtë proces. Ky proces, nënvizoi Kryeministri Berisha, është një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare, proces themelor për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se ka pasur një lëvizje dhe një punë të gjithanshme nga ana e institucioneve për të shpejtuar këtë proces, i cili, në fakt, ka njohur një përshpejtim, por ritmet e tij duhet të jenë edhe më të larta. Në takim ishin të pranishëm ministri i Financave Ridvan Bode, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli e ministra të tjerë të kabinetit.
(m.a/News24/BalkanWeb)