E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Krujë, Familjarët: Policia mund ta kishte parandaluar

KRUJE- Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes së dyfishtë në fshatin Bushnesh të krujës, të afërmit e tyre fajësojnë policinë për atë cka ndodhi paraditen e së mërkurës. Sipas tyre, dy viktimat vëlla e motër kishin denoncuar katër ditë më parë familjen Zeneli për ndërhyrje pa të drejtë në tokën e punuar prej familjes.
Ndërsa thonë se kishin marrë garanci të plotë që cështja ishte zgjidhur nga policia, autori Gëzim Zeneli ka shkuar në tokën për të cilën pretendonte pronësinë dhe ka ekzekutuar mortër e vëlla, të cilët po e prisnin për të negociuar dhe për ti dhënë fund konfliktit paqësisht.

“Ditën e shtunë në darkë është futur një mjet në tokën tonë duke e kositur atë. Menjëherë ne kemi bërë denoncimin. Në fakt defekti i policisë ishte sepsepolicia mund ta kishte parandaluar këtë vrasje.” tregojnë familjarët ndërsa thonë se konflikti më anëtarët e familjes Zeneli ka nisur në vitin 1997.

Xhevaire Stafa dhe Xhemal Cepani ishin viktimat e këtij konflikti të hershëm, ndërsa policia ka caktuar shumën prej 10 mijë eurosh për informacione në lidhje me vend ndodhjen e autorit të krimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›