Incident në minierën e Bulqizës, plagoset 50 vjecari
BULQIZE- Një 50-vjecar është lënduar gjatë punës në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa i lënduari Sazan Muca ka qënë duke gërmuar në nivelin 12.
Në një moment një pjesë guri është shkëputur duke i rënë mbi këmbën e majtë, cka i ka shkaktuar atij plagë por pa rrezik për jetën.
Të pranishëm kanë qenë dhe punonjës të tjerë të cilët e kanë nxjerrë 50-vjecarin nga miniera dhe e kanë dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal. Por për shkak të plagëve në këmbë, Sazan Muca është transportuar drejt spitalit ushtarak për kurim më të specializuar.
(e.n/News24/BalkanWeb)