E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavigne e Lohan, batuta te forta mes armikeve të betuara

LOS ANGELES- Shkëmbim batutash ofenduese mes këngëtares kanadeze Avril Lavigne dhe aktores Lindsay Lohan. Pas takimit të tyre në një hotel në Los Angeles, Lavigne e cilësoi me pak fjalë si një “humbëse” aktoren Lohan. Por i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i saj, duke tentuar ta nxjerrë prej flokësh jashtë lokalit rivalen e saj.

“Avril ishte e ulur në local në shoqërinë e disa miqve dhe të fejuarit të saj Brody Jenner, kur papritur është shfaqur Lohan”, ka deklaruar një dëshmitar për “New York Post”. Me tu afruar, Avril e ka ofenduar: “Largohu menjëherë, je fallco, je një dështake. Nuk më pëlqejnë njerëzit e shtiruar si ty. Rri larg miqve të mi”.

Lindsay e zhindosur, nga ana e saj, iu përgjigj duke bërtitur: “Mos guxo të më kërcënosh!” Më pas është larguar dhe i ka kërkuar një punonjësi të sigurisë ta nxjerrë jashtë hotelit Avril por mesa duket dëshira e saj nuk është bërë realitet.

Atipatia mes tyre ka nisur kohë më parë gjatë një eventi, kur Lohan ka bërë gjithcka për të rënë në sy të miqve të Avril. Që atëherë, vajzat e kanë njëra tjetrën armike të betuar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›