Beja: Shkollat për herë të parë me tekste europiane
Tekstet bazë do të jenë të përkthyera nga lëndët bazë shkencore europiane. Ministri Beja deklaroi se rreth 544 tituj tekstesh për arsimin parauniversitar do të jenë në treg javën e ardhshme, ndërsa skema e shpëndarjes do jetë si 1 vit më parë.
TIRANE- Ministri i arsimit, Fatos Beja deklaroi sot se në shkollat e mesme për herë të parë këtë vit të ri shkollor, tesktet do të plotësojnë standardet e shkollave të përparuara europiane. Tekstet bazë do të jenë të përkthyera nga lëndët bazë shkencore europiane, ndërkohë që edhe për gjuhët e huaja do të përdoren metodat më të avancuara, të miratuara nga institucione të gjuhëve të huaja.
Ministri Beja deklaroi se rreth 544 tituj tekstesh për arsimin parauniversitar do të jenë në treg javën e ardhshme, ndërsa skema e shpëndarjes së librave shkollorë do të jetë si një vit më parë.
“Shpërndaraja është organizuar sipas një skeme produktive, ku do të lidhen shkollat me libraritë përkatëse pranë tyre, në mënyrë që prindërit të mos presin në librari për të marrë tesktet. Kjo bën që dhe sivjet çdo prind do të gjejë në shkollë listën e teksteve që do ti duhet çdo fëmije në çdo vit të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm", theksoi Beja.
Skema e subvencionit të teksteve nga qeveria do të jetë e njejtë me vitin e kaluar, cka do të thotë me një kompensim në masën 50%.
(e.n/BalkanWeb)