E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin/ Aksident, 1 i vdekur 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme në Peqin. Aksidenti ka ndodhur në unazën e Peqinit ku dy makina janë përplasur dhe si pasojë ka vdekur një person dhe janë plagosur 4 të tjerë. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhen në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës por policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›