E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dora e Henry çon Francën në Afrika 2010

Gjashtë përfaqësueset e fundit të kualifikuara në finalet e Kupës së Botës 2010 u përcaktuan dhe janë Sllovenia, Portugalia, Greqia, Franca, Algjeria dhe Uruguaji. Njëri prej tyre ka vjedhur dhe dorë këtu ka Henry. Irlandezët e thonë në kor dhe kanë të drejtë pasi e pranojnë vetë francezët por dhe Henry. Gazeta “L’Equipe” e hap numrin e së enjtes me titullin “Dora e Zotit”, një paralelizëm i qartë me golin e 1986 të shënuar nga Maradona me dorë. Kapiteni francez ka prekur topin me dorë brenda zonës dhe më pas Gallas ka shënuar golin e barazimit 1 – 1 që la jashtë Irlandën duke çuar dëm mundin e futbollistëve të drejtuar nga Trapatoni. Greqisë i ka mjaftuar goli i Salpingidis ndaj Ukrainës për të shkuar në fazën finale të botërorit. Portugalia do të jetë në Kupën e Botës pasi ka fituar sërish 1 – 0 me Bosnjen, që në këtë takim humbi shumë nga shkëlqimi që kishte fituar gjatë kualifikueseve. Sllovenia është përfqësuesja tjetër e zonës Europiane që do të jetë në Afrika e Jugut 2010 pasi mundi 1 – 0 Rusinë në Maribor në sfidën e kthimit duke shkuar më tej falë golit në fushë kundërshtare. Ndeshjet e fazës play off kanë kualifikuar edhe Algjerinë e Uruguajin. Të 32 përfaqësueset duhet të presin shortin e 4 dhjetorit që do të vendosë grupet e fazës finale. Kupa e Botës do të zhvillohet në Afrikën e Jugut nga 11 qershori deri më 11 korrik 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›