Garuli: Do të ndërtojmë Portin e peshkimit
Ndërtimi i Portit të peshkimit në qyetin e Durrësit nuk do të mbetet me peng i Bashkisë e cila e kundërshton këtë projekt prej disa kohësh. Kështu deklaroi në një konferncë për shtyp këshilltari i Ministrit të Mjedisit, Aleksandër Garuli, i cili ka shpjeguar se historia për ndërtimin e këtij porti e ka zanfillën që në vitin 2002, kohë kur edhe Bashkia e ka miratuar këtë projekt.
Garuli “Historiku disa-vjeçar i infrastrukturës instituciononale, për ndërtimin e Portit të Peshkimit në Durrës fillon me qeverisjen socialiste. Bashkia e Durrësit eshtë shprehur në mënyrë institucionale pro ndërtimit të Portit të peshkimit në kalatën zero dhe ky qendrim nuk mund të ndryshojë sa herë ndryshon qendrimi i Kryetarit të Bashkisë.”
Duke sqaruar se ndërtimi i këtij porti do të bëhet jashtë vijës së juridiksionit të Bashkisë, Garuli u shpreh se leja për të do merret së shpejti. Kundërshtimi i Kryetarit të Bashkisë së Durrësit për ndërtimin e portit në kalatën zero është quajtur qendrim politik dhe nga vetë peshkatarët. Ndërtimi i portit të parë të peshkimit do të bëhet me kredinë prej 15 milion dollarësh të marrë nga Banka Islamike. Ky port shihet si një element shtesë në shërbimet turistike, restoranteve, hotelerisë dhe tregtimit të prodhimeve të detit.