AMC shpërndan bursa për 10 studentët më të mirë
Kompania e telefonisë celulare AMC ka mbështetur 10 studentët më të mirë të shkollave të mesme duke i dhuruar atyre bursa për studimet universitare. I ftuar në ceremoninë e shpërndarjes së bursave ishte dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, i cili u shpreh se kjo inisiativë është shprehje e qartë e planit të qeverisë për afrimin e sektorit privat për një bashkëpunim më të gjerë me arsimimin shtetëror. Studentët më të mirë të përzgjedhur në degët inxhinieri informatike, telekomunikacion, inxhinieri elektronike, ekonomik, dalë nga konkurset e sivjetshme të Maturës Shtetërore do të kenë ndihmë financiare për vazhdimin e studimeve universitare shtetërore.