Studimi, alkooli i mbron meshkujt nga sëmundjet e zemrës
Konsumi i përditshëm i alkoolit ul me më tepër se 30 % rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek meshkujt. Një studim spanjoll, i cili ka hasur në kritikën e menjëhershme të ekspertëve, thotë se duke marrë në analizë më shumë se 15.500 meshkujt dhe 26.000 mijë ferma, që konsumojnë alkool, ka rezultuar se sasitë e mëdha të alkoolit mund të kenë impakt më pozitiv tek meshkujt. Por për ekspertët konsumi i pijeve alkolike mund të shkaktojë të tjera sëmundje, kjo, nisur nga statistikat se çdo vit më shumë se 1.8 milionë persona gjejnë vdekjen. Në studim janë marrë në testim burra dhe gra nga mosha 29-69 vjeç, të cilëve iu kërkua që të bënin një renditje të konsumit të alkooolit gjatë 10 viteve të funidt. Sipas të dhënave ata që kanë pirë një gotë vodka në ditë, kanë pasur 35 % më pak mundësi të vuajnë nga sëmundje të zemrës, e ata që kanë pirë nga 3-11 gota, deri në 50 %. Por këto shifra nuk vlejnë për femrat. Së pari, janë më pak të prirura të vuajnë nga sëmundje kardiake e së dyti alkoli ka të tjera efekte tek trupi i femrës. Sipas studiuesve nuk ka rëndësi se cfarë alkoli konsumohet, kjo mund të variojë, por asnjëherë nuk duhen kaluar limitet.