E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Gjirokastër, masa për përballimin e situatës

Viktima e parë shqiptarë që humbi jetën nga virusi A/HINI dhe rreziku që ekziston për shtimin e të tjera rasteve ka bërë që nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Gjirokastër të merren masa rigoroze mbi përballimin e situatës. 

GJIROKASTËR- Viktima e parë shqiptarë që humbi jetën nga virusi A/HINI dhe rreziku që ekziston për shtimin e të tjera rasteve ka bërë që menjëherë Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Gjirokastër të marrë masa rigoroze mbi përballimin e një situate alarmante. 25 vjecari që jetonte e punonte në greqi që humbi jetën nga virusi A/H1N1 ishte nga fshati Mashkullorë. Informacioni bëhet i ditur edhe nga drejtuesi i Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Igli Kokalari duke deklaruar kështu dhe rrezikun evident të përhapjes së këtij virusi në Shqipëri.

“Ky është rasti i parë që humb jetën nga virusi i gripit të derrit, i një shtetasi shqiptar me banim jashtë atdheut. Mund të kemi një përhapje dhe më të madhe të këtij virusi, por masat që kemi marrë si Drejtori e Shëndetit Publik dhe si Drejtori Spitalore janë të gjithanshme. Ne vazhdojmë të observojmë të gjitha rastet që vijnë nga shteti fqinj. Në spitalin rajonal janë marrë të gjitha masat, duke filluar nga dhomat e izolimit, nga mjekët, nga të gjitha mjetet që do të merren për cdo rast që do të paraqitet. Ne dërgojmë drejt Tiranës 6 deri në 12 mostra në javë. Prej andej , ato mostra që mendohet se janë të dyshimta dërgohen në laboratorin e Rumanisë ” shpjegon drejtuesi i Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Gjirokastër.
Tashmë për qarkun e Gjirokastrës janë bërë zyrtare 4 raste me virusin A/H1N1, një prej të cilëve ishte dhe 25 vjecari që humbi jetën dy ditë më parë në Greqi.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›