Zjarr në Rubik, digjen 10 ha me pisha artificiale
Nje zjarr i filluar që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, vazhdon të djegë masivin me pisha artificiale në periferi të Rubikut. Deri tani mësohet të jenë djegur 10 ha pyje ,ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen.
RUBIK- Nje zjarr i filluar që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, vazhdon të djegë masivin me pisha artificiale në periferi të Rubikut. Deri tani mësohet të jenë djegur 10 ha pyje ,ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se flakët nuk rrezikojnë banesat por kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekologjik.
Forcat e pyjores dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje por e kanë të pamundur të lokalizojnë flakët të cilat vazhdojnë të përhapen të favorizuar dhe nga era.
(e.n/BalkanWeb)