E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshi pantallona në publik, dënohet me burg e gjobë

Ka përfunduar në qelitë e burgut për të vetmin "mëkat se ka preferuar që në vend të fundit të veshë pantallona, por kjo në vendin e gabuar. Një sudaneze ka marrë dje vendimin e gjykatës për akuzën e veshjes së pantallonave, i cili konsiston në një muaj burg dhe në pagimin e një gjobe prej 200 eurosh. Lubna Hussein, 34 vjeç, e ve, është çuar në burg me të njëjtat pantallona me të cilat u arrestua së bashku me 12 gra në një restorant të Khartumit në Sudan në korrikun e kaluar. "Unë nuk do të paguaj një qindarkë dhe preferoj më mirë të shkoj në burg", ka deklaruar pas vendimit gruaja e guximshme. Ajo është dërguar menjëherë në burgun e grave ku do të kalojë një muaj për shkak se ka refuzuar të paguajë gjobën. Rasti i 34-vjeçares zgjoi një interes të jashtëzakonshëm në të gjithë botën dhe për këtë arsye gjykatësi, që në fakt ka vepruar sipas ligjeve në fuqi, u përpoq që të jepte dënimin minimal, që konsiston në gjobë dhe në 40 goditje me kamxhik në shpinë që bëhet në publik. Ndërkohë me 34- vjeçaren janë arrestuar edhe 12 gra për të njëjtën arsye, që konsiderohen fajtore për "sjellje të pahijshme", pra për veshjen e pantallonave në publik, gjë që në Sudan dë-nohet me ligj. Rasti i 34-vjeçares, që është edhe gazetare, është një nga qindra rastet e grave që arrestohen dhe dënohen publi-kisht për veshje pantallonash në publik, çka në një vend tjetër do të dukej qesharak. Për avokatin e saj, Lubna ka bërë një sakrifi-cë të jashtëzakonshme. Ajo ka sakrifikuar lirinë për t‘u dhënë lirinë grave të tjera nga robëria dhe turpi i një ligji të tillë. Ajo çka është e dhimbshme është se ndërsa brenda në gjykatë është zhvilluar séanca e gjyqit, jashtë në rrugë shumë meshkuj që ishin mbledhur i quanin gratë me pantallona "prostituta," duke kërkuar dënimin maksimal për veprimin e Lubnës. Rasti i 34-vjeçares është shndërruar në një çështje politike në Sudan, në vendin më të madh të Afrikës që ndahet mes myslimanëve dhe katolikëve. Ligji që ndalon veshjen e pantallonave nga gratë në publik u zyrtarizua nga Presidenti i vendit në vitin 1991, dy vjet pasi ai mori pushte-tin nga një grup islamik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›