"Vodafone" ul sërish tarifat
Kompania celulare "Vodafone Albania" është operatori i parë në Shqipëri që aplikon një tjetër ulje çmimesh për të gjithë klientët e saj të programit me parapagesë "Vodafone Card". Duke filluar nga dita e djeshme, të gjitha thirrjet e tyre kundrejt rrjeteve kombëtare do të jenë deri në 25 për qind më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare do të ulen deri në 35.34 për qind.
Koha minimale e tarifimit do të jetë e kufizuar në 15 sekonda, pas të cilave fillon tarifimi për sekondë. Drejtues të kompanisë thonë se, ky raundi i ri i uljes së çmimeve i shtohet reduktimit të madh deri me 26% që u zbatuan saktësisht një vit më parë në 8 shtator 2008. Që prej vitit 2001, kur hyri në tregun shqiptar të telefonisë celulare, "Vodafone Albania" ka realizuar një numër uljesh të ndjeshme të tarifave. Në tetor 2006, tarifat e "Vodafone Card" u ulën deri me 30 për qind, ndërsa ato të "Vodafone Club" deri në 50 për qind. "Strategjia e biznesit të "Vodafone Albania" bazohet në parimet e fokusit mbi klientin, sjelljes së risive, fleksibilitetit, transparencës dhe të çmimeve të përballueshme nga të gjithë", nënvizon kompania celulare.