Ahmadinexhat: Nuk heqim dorë nga bërthamorja
Presidenti i Iranit, Ahmadi-nexhad, deklaroi të hënën se Irani nuk do të ndalonte pasu-rimin me uranium dhe nuk do të pranonte të negocionte më në lidhje me të drejtat e tij për të zhvilluar për qëllime civile teknologji bërthamore, por do të jetë i gatshëm që të ulet e të diskutojë me fuqitë e botës në lidhje me "sfidat globale". Deklarata është bërë ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin për ndërmarrjen e sanksioneve të reja nëse vendi nuk do të tregojë bashkëpunim e dorëheqje nga objektivat e deritanishëm. Ahma-dinexhadi tha gjithashtu se Irani do të prezantojë një paketë propozimesh për bisedime me 5 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk deklaroi asnjë afat për zhvillimin e bisedimeve. Ai tha se "paketa do të identifikonte sfidat me të cilat përballet njerëzimi". Por, ndërkaq, tha edhe se nga kënd-vështrimi i Iranit, çështja bërthamore mund të konsiderohej e mbyllur. "Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe me Agjencinë e Energjisë Bërthamore, por nuk do të negociojmë kurrë për të drejtat tona, për të pasur këtë energji", ka thënë Ahmadinexhadi. Presidenti amerikan, Obama, dhe aleatët europianë i kanë dhënë Ahma-dinexhadit afat deri në fund të shtatorit që të marrë në konsideratë një ofertë bisedimesh me liderët botërore për zgjidhjen e çështjes bërthamore që kryesisht synon krijimin e centraleve bërthamorë për çështje civile. Nëse Irani do të refuzojë një propozim të tillë, çka në fakt sapo e ka bërë përmes deklaratës së djeshme të Ahmadi-nexhadit, atëherë ai mund të përballet me sanksione të reja edhe më të rënda nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ira-ni, në fakt, gjatë gjithë kësaj periudhe, ka deklaruar vazhdimisht se nuk do ta ndërpresë procesin e pasurimit të uraniumit, që përbën edhe hapin më të rëndësishëm të krijimit të bombës atomike. Në momentin aktual kundër Irant kanë dalë hapur edhe Franca dhe Gjermania që janë partnere në tregti me vendin islamik dhe i janë bashkuar korit të vendeve që kërkojnë ndërmar-rjen e sanksioneve. Vetë Ahmadinexhad i është përgjigjur thirrjes së Presidentit amerikan për dialog me një kundërf-tesë për një debat të hapur publik dhe televiziv.