E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinë-Merdare Ndihmë nga BB

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bazuar në një njoftim zyrtar të MTPT-së ministri Limaj, dje ka zhvilluar takime me përfaqësues të Bankës Botërore, ku temë diskutimi ka qenë ndihma e këtij institucioni për autostradën Morinë-Merdare. Rruga e re, vijim i Durrës-Kukës-Morinë, parashikon t‘i kushtojë shumë qeverisë së Kosovës, për rrjedhojë kanë nisur negociatat për gjetjen e financimit. I rëndësishëm është fakti, që ndryshe nga ne, pala kosovare ndërtimin e rrugës do të bëjë me tender. Në garë merr pjesë edhe "Bechtel & Enka".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›