E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, ISHP: Drejt Rumanisë 9 mostra të tjera të dyshuara

Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar për analiza në Rumani edhe 9 mostra të tjerë, të cilat kanë rezultuar me virusin A. Specialistët shprehen se gjendja e tyre paraqitet e lehtë dhe mesatare dhe të gjitha rastet janë izoluar në shtëpi. 

TIRANE- Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar për analiza në Rumani edhe 9 mostra të tjerë, të cilat kanë rezultuar me virusin A. Mes personave të dyshuar është edhe një fëmijë 4 vjec. Specialistët e ISHP-së shprehen se gjendja klinike e tyre paraqitet e lehtë dhe mesatare dhe se të gjithë këto raste janë izoluar në shtëpi, ku po mbahen nën kujdesin e mjekut.
Sipas mjekëve, situata në vend paraqitet nën kontroll dhe 12 rastet e konfirmuara me virusin A/H1N1, të njohur ndryshe si virusi i gripit të derrit janë shëruar tashmë.
Drejtusit e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se të gjitha spitalet e vendit janë pajisur me doza të mjaftueshme tamifluje. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›