E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Serbia konfirmon viktimën e parë

BEOGRAD- Regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga virusi A/H1N1 në Serbi. Autoritetet shëndetësore serbe konfirmuan sot rastin e parë të vdekjes nga virusi i gripit të derrave. Mësohet se viktima është një grua 46 vjecare e cila ka vdekur në spitalin e qytetit Kragujevacit, rreth 80 kilometra në jug të Beogradit'

Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë e lajmeve serbe, sipas të cilave gruaja vuante nga një formë e rëndë pneumonie dhe si rezultat nuk ka mundur ti rezistojë komplikacioneve të shkaktuara nga prekja e virusit A/H1N1.
46 vjecarja u diagnostifikua me gripin e derrit që në datën 29 shtator por u shtrua në spilat në datën 5 tetor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi përkeqësim të situatës së përhapjes së virusit A/H1N1 gjatë periudhës së vjeshtës.
Mjekët këshillojnë vaksinimin nga gripi i zakonshëm sezonal me qëllim parandalimin e bashkimit të dy gripeve, cka do të sillte përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe rrezik për jetën.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›