Policia turke shkatërron rrjetin e drogës
ANKARA- Policia turke ka zbuluar një rrjet ballkanik për prodhim dhe kontrabandim të lëndëve narkotike.
Zbulimi është bërë pasi policia e Stambollit ka konfiskuar pesë tonë anhidrid, materie që përdoret për prodhimin e heroinës, ndërsa mësohet se në operacionin për shkatërrimin e rrjetit, në të cilin ka pasur edhe shtetas maqedonas dhe sllovenë, kanë marrë pjesë 500 dhe 250 pjesëtarë të xhandarmërisë.
Në prangat e policisë kanë rënë një shtetas maqedanas, një slloven dhe një turk. Që të tre janë dërguar në hetim në Stamboll dhe është vërtetuar se njëri prej tyre disponon një fabrikë në Bullgari.
Nga hetimet paraprake dyshohet se rrjeti kontrabandon narkotikë në Ballkan por dhe drejt Lindjes së Largët.
(e.n/mia/BalkanWeb)