E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, dëshmi të reja për vrasjen e biznesmenit nga banda shqiptare

LONDER- Një gjykatë britanike ka dëgjuar dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e një biznesmeni me ngjyrë nga 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe. Gjykata arriti në përfundimin se viktima e bandës shqiptare ishte krejtësisht i pafajshëm në atë sulm të dhunshëm të prillit 2004. 4 shqiptarët fajtorë janë Marjan Semaj, Artan dhe Emirjan Hysaj dhe Alfred Kurti. Ata qëlluan për vdekje me shkopinj babain e 2 fëmijëve derisa ai gjeti vdekjen nga plagët e marra 16 ditë më pas në spital . Nga këta persona, sot është në burg Marjan Semaj 22 vjec , i cili në fakt është dënuar me burg të përjetshëm për një tjetër vrasje në vitin 2005, pasi gjyqipër vrasjen e biznesmenit nuk ka përfunduar ende. Alfred Kurti është ende në arrati, ndërsa Artan dhe Emirjan Hysaj tashmë janë në gjyq.2 vëllezërit mohojnë vrasjen e qëllimshme , ata kanë pranuar fajin për dhunë ndaj viktimës. Ngjarja u konsiderua tërësisht si vrasje e pastër me motive raciale. Natën që ndodhi vrasja , viktima udhëtonte me 4 britanikë të bardhë në një rrugë në Mancester. 4 britanikët hynë në një festë ku ndodheshin dhe shqiptarët të cilët pasi kanë dalë kanë ofenduar viktimën pse u shoqërua me britanikët e bardhë. Pra për shkak të rivalitetit mes dy bandave u sakrifikua Bob Singh. Shqiptarët morën hak ndaj viktimës teksa ai u fut në një supermarket për të marrë ushqim për shokët e tij të bardhë duke e rrahur për vdekje. Në gjyq u tha se viktima nuk u bëri asnjë rezistencë shqiptarëve të cilët e rrahën për vdekje me shkopinj. Kjo ngjarje ka theksuar brutalitetin e bandave shqiptare në Britaninë e Madhe. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›