Marrëveshja, Prespa bashkon 3 vende të rajonit
PILI- Tre vendet fqinje, Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia, të cilat i bashkon Liqeni i Prespës, u takuan dhe nënshkruan marrëveshjen trilaterale në qytetin bregliqenas të Prespës, Pili të Greqisë. Këtë marrëveshje e firmosën ministrant e mjedisit dhe planifikimit hapsinor të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, dr. Nexhati Jakupi, Fatmir Mediu dhe Tina Birbili, në prani të përfaqsuesit të Komisionit evropian për çështje ambijentaliste, Stavros Dimos, duke marrë për obligim që intensivisht të punojnë në mbrojtje të vlerave natyrore, biodiversitetit si dhe të promovimit të regjionit të Prespës në përgjithësi. Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, sipas kësaj marrëveshje trilaterale, do të formohet Komitetit trilateral dhe Sekretarijati për mbrojtjen e regjionit të Prespës. Ky është një moment i rëndësishëm për Prespën, por njëkohësisht edhe moment i rëndësishëm politik, duke kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve të mira në rajon, duke marrë një angazhim aktiv politik edhe në fushën e ekologjisë. Tina Birbili, ministrja e Mjedisit të Greqisë, në fjalën e sajë të rastit theksoi: “Jo rastësisht Liqeni i Madh dhe i Vogel i Prespës janë përfshirë në këtë marrëveshje RAMSAR. Liqejt e Prespës dhe a i Ohrit, janë liqejt më të vjetër në botë”. Fatmir Mediu, ministri shqiptar i Mjedisit, theksoi: Prespa është vend i bekuar, që na ka bekuar Zoti, ndaj duhet të kujdesemi për këtë vlerë të bekuar”. Ndërkaq, ministri i Mjedisit të Maqedonisë, Nexhati Jakupi pohoi se: “Jam i sigurtë se pjesëmarrja e Maqedonisë në këtë Marrëveshje do ti zmadhojë përpjekjet për mbrojtjen e ripërtrirjen e ekosistemit që do ti shërbejë edhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit”. Të tre vendet, gjatë viteve në vijim, vëmendje të veçantë duhet dhe do ti kushtojnë cilësisë (kualitetit) dhe sasisë së ujërave me të cilët disponojnë. Liqeni i Prespës, si pjesë e rëndësishme e këtij parku, duhet të ruhet nga shkatërrimi dhe degradimi i sipërfaqeve të Liqejve të Prespës. Në këtë konketst, duhet sa më parë të sillen planet përkatëse urbanistike, me të cilat në mënyrë te detajuar do të planifikohet shfrytëzimi i tokës së lirë ndërtimore si dhe përmirësimi i infrastrukturës së ndërtuar. Poashtu, synohet edhe promovimi i përshpejtuar i Prespës në panairet turistike në vendet e ndryshme evropiane. Sipas Marrëveshjes trilaterale, theks i veçantë i vehet zbutjen dhe zvogëlimin e intervenimeve hidrologjike, për tu mos u përsëritur ato nga vitet e kaluara, kur shfrytëzohej sasi e pakontrolluar e ujit për tokat punuese. Ministrat do të takohen së paku një herë brënda dy viteve, për të vlerësuar realizimin e implementimit të kësaj Marrëveshje. Dihet mirfilli se vite më parë, Prespa ishte një nga destinacionet e preferuara turistike, mirëpo me rënien e nivelit të ujit, që sipas vlerësimeve gjatë 14 viteve të fundit, është tërhequr rreth 7 metra nga bregu, që nënkupton se tashmë nuk është situata siç ishte më parë.(m.a/ina/BalkanWeb)