E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Vasili mbledh ekspertët: Fushatë informimi

Situata mbi përhapjen e sëmundjes së gripit të derrit, ka qënë në qendër të një takimi të ministrit të Shëndetësisë me komitetin e ekspertëve për këtë cështje. Në takim është caktuar si prioritet rritja e ndërgjegjësimit të cdo qytetari. 

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka mbledhur komitetin e ekspertëve për tu informuar mbi situatën për gripin e derrit në vendin tonë dhe kërkoi mbledhjen e grupit të komunikimit lidhur me informimin e publikut për këtë cështje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ecuria e gripit të ri A/H1N1 nga pikëpamja mjekësore paraqitet e qëndrueshme. Gjithsesi strukturat shëndetësore janë në gadishmëri. Prioritare për Ministrinë e Shëndetësisë mbetet rritja e ndërgjegjësimit të cdo qytetari për të bërë më shumë përpjekje në drejtim të masave higjenike parandaluese. Ministri Vasili ka kërkuar zhvillimin e një fushatë intensive komunikimi me afrimin e stinës me risk më të lartë për përhapjen e gripit. Kështu këto ditë e rreth 50 mijë fletëpalosjeve për fëmijët e shkollave 9 vjecare dhe 20 mijë për të rriturit.
Ministri i shëndetësisë ka zhvilluar disa takime. Në një takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore në Tiranë, u diskutua për misionin e ardhshëm të BB si dhe u përcaktuan e këtij misioni, u vëmendje e vecantë ju kushtua mbështetjes që do jepet për të cuar më tej reformat në shëndetësi si dhe programeve dhe politikave shëndetësore.
Një tjetër takim Vasili zhvilloi me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri si dhe drejtuesin e zyrës së organizatës botërore të shëndetësisë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›