E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, shënohet 10 vjetori i misionit të pajtimit të gjaqeve

Misioni i pajtimit të gjaqeve në rrethin e Krujës ka zhvilluar një takim në 10-vjetorin e themelimit të tij. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë së qytetit u diskutua mbi rezultatet e arritura përgjatë një dekade. 

KRUJE- Është zhvilluar në qytetin e Fushë-Krujës 10 vjetori i misionarëve të pajtimit të gjaqeve. Në këtë takim merrnin pjesë drejtuesit e këtij misioni, aktivistë të cilët merren me pajtimin e gjaqeve por edhe qytetarë të thjeshtë. Në takimin ku ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë së qytetit u diskutua mbi rezultatet e arritura gjatë një dekade, ku është bërë i mundur pajtimi i gjaqeve në shkallë rrethi.

“Janë pajtuar për gjakmarrje nga 85 familje 70 raste. Konflikte pronësie nga 526 janë pajtuar 148. Konflikte grabitjesh nga 59 të pajtuar 25. Për plagosje nga 51 familje janë pajtuar 36. Për hakmarrje nga 71 raste janë pajtuar 39. Kemi në proces pajtime të tjera.” shpjegon kreu i misionarëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›