Tërmeti, nxënësit mësojnë në shkollën e shkatërruar
Mjaft banesa mbetën të dëmtuara dhe shumë të tjera u shkatërruan plotësisht pas tërmetit 7 ballësh të rënë ditë më parë me epiqendër në Dibrës. Një ndër objektet e shkatërrura është dhe një shkollë në rrethin e Bulqizës.
BULQIZË- Pasojat që la tërmeti prej 7 ballë, rënë ditë më parë në rrethin e Dibrës po i vuajnë vetë banorët të cilët jetojnë me ankth nga rreziku që u kanoset për shkak të lëkundjeve të ndjehen herë pas here. Një ndër ndërtesat e shumta që u dëmtuan pas lëkundjes së fuqishme në fillim të shtatorit është edhe shkolla 9 vjecare Hajrulla Tullja në fshatin Strikcan të rrethit të Bulqizës.
Rreth 60 nxënës janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në një tjetër godinë pranë shkollës por edhe ajo rrezikon shembjen për shkak të plasaritjeve në pjesë të konsiderueshme të saj. Sipas mësuesve të kësaj shkolle është e frikshme të bëhet mësim në këto ambiente për shkak të kushteve tejet të vështira.
Nxënësit janë të detyruar të ndjein mësimin me dy turne nën rrezikun që u kanoset cdo ditë për shkak të dëmtimit të godinës.
(e.n/BalkanWeb)