E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, Omonia: Dule të dorëzojë mandatin

Sot është mbledhur në Sarandë, Këshilli i Përgjithshëm i “Omonia”-s, mungonte kryetari Bollano. Në përfundim të mbledhjes, Deputetit Vangjel Dule i është kërkuar të dorëzojë mandatin e Deputetit. 

SARANDE-Këshilli i Përgjithshëm i “Omonia”-s, ka zhvilluar paraditen e sotme një mbledhje të vetën neë selinë e kësaj organizate në Sarandë. Në mungesë të kryetarit të kësaj organizate Bollanos, kjo mbledhje është drejtuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të pergjithshëm Spiro Ksera, njëherësh edhe minister i Punës, si dhe nga nënkryetari tjetër, Kristaq Kali. I pranishëm ka qënë edhe ish-ministri Kosta Barka, si dhe sekretari i Këshillit të përgjithshëm të Omonia-s, Thoma Mico. Në përfundim, mbledhja ka dalë me vendime të rëndësishme, sikurse ka qënë përsëritja e apelit për të dorëzuar mandatin e deputetit Vangjel Dule, si dhe thirrja në muajin dhjetor e konferencës së përgjithshme të Omonia-s, si një kërkese për t’i dhënë fund situatës së kundërvënieve në organizatën e minoritetit grek dhe për të zgjedhur drejtues të rinj në krye të saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›