A/H1N1, harta e të prekurve nga virusi në të gjithë Shqipërinë
Në krye të listës, Tirana dhe Spitali Infektiv i QSUT-së. ISHP, rreth 300 persona të prekur nga virusi pandemi dhe dhjetëra të dyshuar
Emanuela Sako
Virusi i gripit të derrit ka mbërthyer pothuajse gjithë vendin, duke u shfaqur në disa vende më shumë e disa më pak. Sipas burimeve të ISHP-së, vendet më të prekura nga virusi janë qytetet që kanë numrin më të lartë të popullsisë dhe lëvizjen më të madhe të njerëzve. Kështu, në krye të listës qëndron kryeqyteti me rreth 230 persona të prekur. Më pas qëndron Durrësi me 20 persona të prekur, duke u pasuar nga Shkodra me 9 raste dhe rrethi Mat me 6 persona, të cilët janë fëmijë. Ndërsa në listë me më pak persona janë disa rrethe që kanë nga një të prekur, si Kolonja, Saranda, Devolli, Fieri, Kavajë etj. Gripi i derrit ka prekur 300 qytetarë në të gjithë vendin. Shifrat janë bërë publike nga ISHP-ja, e cila ka mbledhur dhe analizuar 3000 mostra të personave të dyshuar nga rrethet e vendit.
Mosha
Numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 15 - 24 vjeç, ku dhe vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara. Sipas ISHP-së, mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 23 vjeç, ndërsa shenjat klinike të pacientëve gjatë dy javëve të fundit kanë qenë mesatare. Ndërkohë që dy ditë më parë, janë shtuar edhe dy raste të reja nga qyteti i Kukësit, të cilët janë regjistruar si të prekur nga virusi pandemik. Ministria e Shëndetësisë bën apel për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal, hëpërhë si e vetmja mundësi për shmangien e virusit të gripit të derrit. Ministria ka bërë të ditur numrin e dozave të vaksinës që do të sigurohen për vaksinimin e popullatës.
Vaksina
Megjithëse ishte premtuar se vaksina duhet të kishte ardhur në datën 10 dhjetor, MSH-ja nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mosardhjen e dozave të para. Sipas premtimit të MSH-së, aktualisht, pritet ardhja e 250 mijë dozash të vaksinës brenda muajit dhjetor. Të parët që do të vaksinohen janë kategoritë më emergjente. Sipas përcaktimit të Ministrisë së Shëndetësisë, faza e vaksinimit do të fillojë me mjekët dhe infermierët dhe më pas do të vazhdojë me gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit, invalidët etj. Ministria ka këshilluar që qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj udhëzimeve të dhëna më parë, si dhe kërkoi që pacientët të kryejnë vizita të shpeshta mjekësore edhe për virozat e thjeshta. Sipas specialistëve, shtimi i rasteve ka ardhur si pasojë e ndryshimit të temperaturave dhe ftohjes së motit. Ndryshimet klimaterike kanë bërë që të shtohet numri i personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe kombinimi i dy viruseve e bën më të vështirë situatën dhe evidentimin e virusit.
11 Dhjetor 2009