A(H1N1), mbërrijnë 10 mijë dozat e para nga Hungaria
Instituti i Shëndetit Publik mori në dorëzim vaksinat kundër virusit A(H1N1), ndërkohë që janë porositur edhe 200 mijë doza të tjera që do të mbërrijnë në ditët në vijim. Vaksina kundër gripit të derrave do të shpërndahet falas në të gjitha qendrat shëndetësore.Të parët që do të vaksinohen janë fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmuret kronikë dhe personeli.