E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Ne Shqiperi të hënën nis vaksinimi

TIRANE- Në Shqipëri të hënën nis vaksinimi kundër gripit të derrit. Kategoria e parë e cila do të vaksinohet nga 10 mijë dozat e para të mbërritura dje në vend, janë bluzat e bardha.Dozat ndodhen në Qendrën Kombëtarë të Kontrollit të Barnave për t'u vendosur pullat. Sipas autoriteteve shëndetësore, kategoritë në risk, siç janë fëmijët nga 1 në 5 vjeç, gratë shtatzëna, por edhe personat që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, duhet që në mënyrë vullnetare të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për t'u vaksinuar. Sipas specialistëve, kategoritë më të rriskuara janë gratë shtatzënë dhe personat që vuajnë nga sëmundje të tjera, ndaj nuk duhet të hezitojnë për të marrë vaksinën. Deri më tani, në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste me vdekje nga virusi pandemik A/H1N1, ku midis tyre viktima e fundit ishte një vajzë 18-vjeçare nga Berati, e cila ishte dhe shtatzënë në muajin e tetë. Specialistët thonë se vala e rrezikut të këtij virusi shënohet dhe për 6 javët e ardhshme, ndërsa numri i të infektuarve gjatë këtij muaji ka rënë. Deri tani janë konfirmuar 350 persona me AH1N1.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›