E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet përdorimi i kontraceptivëve

Përdorimi i kontraceptivëve është rritur nga 0% në 11%. Shifrat janë raportuar nga studimi i fundit i Institutit të Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik ka filluar punën për vendosjen e sistemit kombëtar të survejancës së anomalive të lindura te fëmijët 0-3 vjeç. Nëpërmjet këtij sistemi do të kemi për herë të parë tregues në nivel kombëtar të situatës lidhur me anomalitë dhe keqformimet e lindura te fëmijët në vend.
Ministria e Shëndetësisë tashmë ka përfunduar punën e përgatitjes së një dokumenti strategjik dhe plani veprimi për shëndetin riprodhues për periudhën 2010-2015. Zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, sqaroi se ky dokument përbën një bazë të shëndoshë për përmirësimin në mënyrë të ndjeshme të shërbimeve të deritanishme në drejtim të kujdesit për nënën, fëmijën, adoleshentët, moshën postriprodhuese. Ky dokument i kushton vëmendje të veçantë planifikimit familjar, çështjet e gjinisë dhe të dhunës në familje, çështjet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS, si edhe infertilitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›