Maqedoni, kapen ne kufi 40 kg heroine
SHKUP- Policia e Maqedonisë sekuestroi një sasi prej 40 kg heroinë në kufi me Greqinë. Droga është sekuestruar në natën mes të enjtes dhe të premtes informon policia.Heroina ishte fshehur në një mjet në pronësi të një shtetasi gjerman i cili po përpiqej të kalonte pikën kufitare të Bogorodicës.Policia maqedonase shton se droga kishte destinacion vendet e Europës Perëndimore.Maqedonia është vend tranzit i trafikut të drogës nga Azia Qendrore në vendet e Europës Perëndimore.(s.g/BalkanWeb)