E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Punës, "leksion" me studentët

Ministri i Punës, Spiro Ksera, priti dhe zhvilloi një takim me një grup studentësh vullnetarë të shoqatës "Federata e familjes për paqe botërore dhe bashkim". Ministri Ksera i uroi studentët për iniciativën e tyre për të kontribuar vullnetarisht në fusha që i vijnë në ndihmë komunitetit. "Vullnetarizmi është shumë i rëndësishëm për një shoqëri demokratike, pasi individi jo vetëm merr përgjegjësi në komunitet, por edhe i ndan ato me të tjerët në të mirën e përbashkët", u tha Ksera studentëve. Sipas tij, për shoqërinë shqiptare, e cila ka kaluar një periudhë 50-vjeçare në të cilën diktatura kishte aplikuar vullnetarizmin e detyruar, shpesh vullnetarët shihen me dyshim dhe vetë vullnetarizmi konsiderohet si mbetje e asaj kohe. Ministri u njoh me aktivitetin e shoqatës dhe me aksionet e ndërmarra nga të rinjtë për të kontribuar me ndihma e pajisje në qendrat sociale në të cilat ofrohen shërbime për grupet vulnerabël, si në qendrën zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në shtëpitë e fëmijëve dhe të moshuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›