E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1 mund të mbyllë shkollat, nëse përhapet

ISHP lë të hapur mundësinë e shtyrjes së shkollave nëse konstatohet përgjatë këtyre 2 javëve përhapja e virusit A/H1N1. Kjo është konfirmuar në një intervistë për “Neës24” nga shefi i Epidemiologjisë në ISHP. 

TIRANE- Dita e fillimit të vitit të ri arsimor rrezikon të shtyhet ose në rastin më të keq dyert e institucioneve arsimore do të mbyllen për një periudhë të pacaktuar. Alarmi jepet nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili paralajmëron mbyllje të shkollave në rast se ecuria e përhapjes së virusit A/H1N1 do të jetë në ritme të larta. Në një prononcim për “Neës24”, shefi i Epidemiologjisë në ISHP, Dritan Ulqinaku, pohon se ecuria e shkollave do të jetë në varësi të përhapjes së epidemisë.

“Grumbullimi masiv është një shanc i mirë për virusin i cili për tu transmetuar më shpejt tek personat. Ne do ta ndjekim situatën hap pas hapi nëse do të ketë ndonjë stiatë shqetësuese do të marrim veprimet përkatëse ku nuk përjashtohet asnjë nga masat që janë të listuara mënyrën e ndalimit të përhapjes së infeksionit. Ne nuk mund ta përballojmë dot të vetëm këtë situatë. Edhe vetë MASH duhet të ketë programet e veta se si duhet të veproj në situata të tilla. Pra bëhet fjalë për një pandemi”- theksoi Ulqinaku.

Ndërkaq nga laboratori në Bukuresht konfirmohet një tjetër rast me virusin A/H1N1, numër i cili shkon në 30.

“Rasti i fundit është një grua 52 vjeçare nga Durrësi, e cila është trajtuar. Gjithashtu janë edhe 9 raste të mundshme të cilat do të shkojnë për konfirmin në Rumani”- tha Ulqinaku.

Burime të brendshme nga ISHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur për “Neës24” se Shqipëria rrezikon të mos sigurojë asnjë vaksinë kundër virusit A/H1N1. Sipas burimeve, Shqipëria mund të mos jetë pjesë e hartës ku do të shpërndahet vaksina kundër gripit të derrave për arsye se shumë shtete të mëdha në botë kanë paraqitur kërkesa të larta për këtë vaksinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Ministria dhe ISHP-ja po negociojnë me kompanitë farmaceutike që kanë prodhuar vaksinën, por marrëveshja duket ende një mision i pamundur. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›