Shkodër, zjarr në kodrat e Rrencës, rrezikoi fabrika e gazit
Flaket e zjarrit kane shperthyer sot pasdite ne kodrat e nje fshati prane Shkodres. Reziku u rrit kur zjarri po kercenonte nje fabrike gazi qe ndodhej ne fshat. Zjarri u lokalizua ne kohe
SHKODËR- Një zjarr ka rënë në orët e para të pasdites së sotme në kodrat e e fshatit Rrencë, pesë kilometra larg qytetit të Shkodrës, shumë pranë një fabrike të gazit të ndodhur në këtë fshat.
Ndërkohë ndërhyrja në kohë e mjeteve të zjarrfikësve, të mbështetur edhe nga policia pyjore dhe komuniteti i zonës, kanë bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit duke shmangur përhapjen e tij në drejtim të fabrikës së zjarrit. Shuarja e flakëve të zjarrit nga ana e zjarrfikësve nuk ka qënë e lehtë për shkak të terrenit të thyer kondrinor.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen edhe ekspertët e policisë së rendit dhe të zjarrfikësve, të cilët po hetojnë për shkaqet e rënies së zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)