E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Marrëveshja PD-LSI, gati për pak ditë

LSI garantoi sot se marreveshja per qeverisjen me PD do nenshkruhet para 7 Shtatorit. Kjo marrëveshje, tha sot në një konferencë për shtyp Meta, do të synojë të garantojë jo vetëm stabilitetin institucional të vendit 

TIRANË- Marrëveshja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) me Partinë Demokratike (PD) për të bashkëqeverisur vendin në katë vitet e ardhshme, që do të jetë gati brenda pak ditësh, është cilësuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, si "një marrëveshje tepër parimore dhe solide për të qeverisur”.
Kjo marrëveshje, tha sot në një konferencë për shtyp Meta, do të synojë të garantojë jo vetëm stabilitetin institucional të vendit, por njëkohësisht edhe një qeverisjeje të qëndrueshme, që do të përballojë sfidat me të cilat ndeshet përditë çdo qytetar i këtij vendi.
"LSI ka qenë e hapur gjatë gjithë kësaj periudhe të konsultimeve për përfundimin e marrëveshjes më PD-në, si forca më e madhe fituese e zgjedhjeve në vend", tha Meta. Ai theksoi se “është marrë çdo mendim, duke filluar nga anëtarësia e LSI-së, specialistëve të saj në fusha të ndryshme, si edhe nga shoqëria civile në mënyrë që vendit t’i garantohet një qeveri solide dhe të qëndrueshme”. Meta shtois e marrëveshja do të nënshkruhet para 7 Shtatorit, që përkon me datën e mbledhjes së parlamentit.
Pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, PD dhe LSI deklaruan bashkëpunimin në katër vitet e ardhshme. Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton fituan 70 deputetë në këto zgjedhje, ndërsa LSI dhe aleatët e saj 4 deputetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›