E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1 në Shqipëri, vdes një tjetër grua shtatzënë

TIRANE- Vdes si pasojë e virusit A/H1N1 një tjetër grua shtatzënë duke cuar në 8 numrin e viktimave të gripit pandemik në vendin tonë. 25 vjecarja shtatzënë me dy binjakë ndërroi jetë në Senatoriumin e Tiranës pas 12 ditësh trajtim intensiv për shkak të gjendjes së rënduar që kishte shfaqur e reja nga Kukësi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm disa ditë më parë një 18 vjecare shtatzënë nga Kucova gjeti vdekjen si pasojë e virusit A/H1N1. Dhjetori, muaji i viktimave Muaji Dhjetor po shënon numrin më të madh të të prekurve nga virusi i gripit A/H1N1 dhe ka rritur edhe numrin e viktimave. Viktima e sotme është e teta, kur e shtata u shënua vetëm 2 ditë më parë, në datën 25 Dhjetor në QSUT. Viktima e gjashtë nga virusi A/H1N1ishte një 25 vjecar tetraplegjik nga qyteti i Korcës, i cili prej disa ditësh ishte prekur nga gripi i derrit. Brenda Dhjetorit është shënuar gjtihashtu vdekja e një 18 vjecare shtatzënë e infektuar me virusin e gripit të derrit, e cila ndërroi jetë në muajin e 8 të shtazënisë. Mjekët pohojnë se gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë të më riskuarit për jetën nga ky virus. Dhe viktimat e tjera të shënuara nga gripi i derrit kanë qënë më parë të diagnostikuara nga sëmundje të rënda si zemra e mushkëritë. Deri më 22 dhjetor numri i personave zyrtarisht të infektuar në vendin tonë kap shifrën e rreth 400 personave, ndërsa shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë. Të dhënat nga ISHP bëjnë me dije se janë marrë deri në datën 22 dhjetor 2500 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 15 -24 vjeç ku dhe vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara. Ministria e Shëndetësisë saktëson se survejanca në të gjithë vendin është plotësuar me informacionin mbi shtrimet në të gjitha spitalet e vendit si dhe është përforcuar për zbulimin dhe monitorimin e rasteve me sëmundje të rëndë respiratore. Ndërkohë prej pak ditësh në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër gripit të derrit. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që janë pjesë e këtyre kategorive të rriskuara dhe prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte të mëdha anësore. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›