E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vëlla e motër mbyten në një gropë me ujë

DURRËS- Mbyten në një gropë me ujë pranë banesës së tyre dy fëmijë, vëlla e motër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë Shijakut, ndërsa fëmijët 4 dhe 6 vjec janë gjetur nga banorë të zonës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike, që sipas të gjitha gjasave ka qenë një mbytje aksidentale. Fëmijët ishin larguar shumë pak nga banesa për të luajtur por fatkeqësisht kanë përfunduar në gropën e mbuluar nga shkurret , nga ku nuk kanë mundur të dalin të gjallë. Ndërkohë një tjetër ngajrje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku një 12 vjecar është gjetur i mbytur në një kanal buzë rrugës që të con në fshatin Tale. I mituri u gjet mbi ujra nga banorët e zonës të cilët janë tmerruar kur kanë parë trupin e pajetë të pluskonte mbi ujin e kanalit i cili ditët e fundit është mbushur me ujë si shkak i shirave të shumtë. Menjëherë është njoftur policia e cila ka bërë të mundur edhe identifikimin e 12 vjecarit Mariglen. LL. Sipas dëshmisë së prindërve pranë bluve të Lezhës fëmija i tyre, vuante nga sëmundja e epilepsisë, dhe mëngjesin e sotëm kish dalë për të blerë ushqime në dyqanin pranë banesës së tyre në fshatin Tale. Policia vijon hetimet për këtë ngjarje ndërsa dyshimet paraprake flasin për nje mbytje në kanal si shkak i përjetimit të krizave nga sëmundja. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›