AH1N1, një grua shtatzënë në gjendje të rëndë në infektiv
Gripi i derrit AH1N1 nuk po përhapet me shpejtësi, ashtu si në muajin nëntor, por komplikacionet që po shkakton këtë muaj janë më të rënda se në çdo periudhë tjetër. Aktualisht ndodhet në gjendje stacionare, gjendje e rëndë dhe e pandryshueshme, një grua shtatzënë. Pacientja po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve dhe po trajtohet në mënyrë të specializuar në shërbimin e infektivit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Sipas mjekëve të shërbimit është edhe një rast tjetër, i cili po mbahet nën vëzhgim në këtë repart. Nga ana tjetër janë dy raste të tjera të cilët janë nën kujdes të specializuar edhe në spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive, "Shefqet Ndroqi".
"Pacientja ndodhet në gjendje stacionare, janë gjashtë raste në gjendje të rëndë, ndërkohë që nuk kemi fluks të prekurish nga gripi i derrit. Janë 315 raste të konfirmuara me grip derri AH1N1, situata nuk paraqitet alarmante", sqaroi Pëllumb Pipero, drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore janë trajtuar me tamiflu, ndodhen nën vëzhgimin e mjekëve dhe mbahen në kujdes të specializuar. Deri tani, në vendin tonë, janë shënuar katër viktima si pasojë e komplikacioneve nga gripi i derrit. Të katërt pacientët vuanin edhe nga sëmundje kronike. Prekja nga virusi AH1N1 ka sjellë komplikacione të mëtejshme, duke shkaktuar edhe vdekjen. Nga ana tjetër, kampionët e analizave për rastet e rënda apo rastet e vdekjeve do të jenë në prioritet të ekzaminimeve në Laboratorin e Virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik. Sipas ISHP-së, fluksi më i lartë i pacientëve, të cilët u prekën nga gripi i derrit, ishte në muajin nëntor.
Vaksina specifike e gripit të derrit pritet të mbërrijë më 18 dhjetor. Produkti nuk do të shpërndahet me detyrim, por kategoria së cilës do t‘i sugjerohet në mënyrë të veçantë do të jenë pacientët kronikë.